KRYEFAQJA » LAJME » Ministri Tahiri, thirrje emigrantëve në Greqi që të regjistrohen
Tahiri: Policia nuk ka shkelur e as do të shkeli ligjin!

Ministri Tahiri, thirrje emigrantëve në Greqi që të regjistrohen

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka zhvilluar në Athinë një takim me shoqatat e emigrantëve shqiptarë, të cilëve u ka shpjeguar procesin e regjistrimit që ka ndërmarrë shteti shqiptar kohët e fundit. Ministri Tahiri u ka thënë përfaqësuesve të emigrantëve se regjistrimi është një mekanizëm për t’u shërbyer atyre në vendet ku ata janë vendosur dhe jetojnë. Më tej Ministri ka përmendur faktin që janë bërë shumë premtime për votën e emigrantëve nga politika, por pavarësisht kësaj, deri më sot nuk është bërë asgjë, duke vënë në dukje që procesi i regjistrimit do të shtronte bazat për garantimin e të drejtës së votës së emigrantëve. Ministri Tahiri shoqërohej në takimet e zhvilluara edhe nga zv/ministri i Brendshëm Stefan Çipa dhe ambasadori i Shqipërisë në Athinë Dashnor Dervishi.