KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ministria e Bujqësisë bllokon lëvizjet dhe therjet e kafshëve
Ministria e bujqësisë ka urdhëruar bllokimin e të gjitha lëvizjeve të kafshëve dhe therjen e tyre.1

Ministria e Bujqësisë bllokon lëvizjet dhe therjet e kafshëve

Nisur nga përhapja e sëmundjes së Dermatozez Nodulare të gjedhit në vendet fqinjë. Ministri i bujqësisë Edmond Panariti ka urdhëruar që në datën 8 korrik, ndalimin e lëvizjes së kafshëve të llojit gjedh, dhen dhe dhi nga ferma në drejtim të tregjeve, thertoreve dhe nga ferma në fermë. Sipas këtij urdhëri asnjë bagëti e këtij lloji nuk duhet të theret dhe të tregtohet dhe aq më pak të importohet.

12 ditë pas shpalljes së urdhërit në dyqanet e mishit në Tiranë vazhdon të tregtohet mish i freskët. Sipas tregtarëve urdhri ka reduktuar ndjeshëm sasinë e mishit që theret por nuk e ka ndaluar atë.

Shumica e tregtarëve janë të shqetësur për dëmin ekonomik që po ju shkaktohet gjatë kësaj periudhe bizneseve të tyre ndërkohë që Drejtori i Veterinarisë sqaron se kjo është e keqja më e vogël përballë një dëmi ekonomik prej 120 milion eurosh që do të kishim në rast të përfshirjes së gjedheve nga sëmundja.