KRYEFAQJA » LAJME » Ministria e Bujqësisë: Brenda dy ditëve dëme të konsiderueshme
Ministria e Bujqësisë: Brenda dy ditëve dëme të konsiderueshme

Ministria e Bujqësisë: Brenda dy ditëve dëme të konsiderueshme

Ministria e Bujqësisë ka publikuar të enjten të dhënat e para zyrtare mbi dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në vend gjatë dy ditëve të fundit. Nga informacionet e mbledhura bëhet e ditur se dëme të konsiderueshme ka në tokë e kultura bujqësore, por nuk mungojnë edhe humbjet në blegtori, me bagëti të trasha dhe të imëta.
Sipas të dhënave zyrtare, qarku më i dëmtuar është ai i Durrësit ku janë përmbytur rreth 1700 ha tokë bujqësore nga ku rrethi Durrës 1080 ha dhe rrethi Krujë 620 ha. Në qarkun e Fierit janë përmbytur 1000 ha toke bujqesore , nga të cilat 100 ha në Frakull, 80 ha në Cakran, 60 ha në Mbrostar, 400 ha në Levan. Në qarkun e Tiranës janë regjistruar dhe humbjet më të mëdha në bagëti. Vetëm në fermën e Ndroqi rezultojnë 65 krerë lopë dhe 30 krerë viça të ngordhur, ndërsa në Kavajë 52 krerë derra të ngordhur. Së shpejti pritet të bëhet një bilanc i plotë i dëmeve. Kryeministri Rama i cili ka inspektuar disa zona në Shijak ka premtuar dëmshpërblime. Ai ka shprehur keqardhje për situatën,  por tha se kjo është pasojë e veprimeve të papërgjegjshme ndër vite nga njerëzit dhe qeveritë.

K