KRYEFAQJA » LAJME » Ministria e bujqësisë ka krijuar instrumentin e ri të financimit “Fondi i Garancisë ”
Ministria e bujqësisë ka krijuar instrumentin e ri të financimit “Fondi i Garancisë ”

Ministria e bujqësisë ka krijuar instrumentin e ri të financimit “Fondi i Garancisë ”

Sektori i bujqësisë zë një peshë të rëndësishme të ekonomisë së vendit me afërsisht gjysmën e të punësuarve por deri tani marrja e një kredie për një fermer ka qënë jo e lehtë . Qeveria së bashku me bankën europiane për rindërtimin dhe zhvillimit ka krijuar instrumentin e ri të financimit “Fondi i Garancisë ”. Ky fond ka vlerën e 300 milion eurove dhe është për 3 vjet , do të mbuloje 70 % të vlerës së normës së interesit për të zhbllokuar kreditimin në sektorin bujqësor.

Ndërkohë që për të përfituar këtë fond mund të aplikojnë të gjithë por prioriteti më i madh është për fermerë të aplikojnë të bashkuar.

Për vitin 2016 fermerët do të kenë mundësi të subvencionohen vetëm nëse janë të pajisur me numër nipti. Procedura për të plotësuar aplikimin ka filluar që në 15 mars deri me 13 prill.