KRYEFAQJA » LAJME » Ministria e Bujqësisë, meren masa për katastrofën në Lagunën e Patokut
laguna e patokut shengjin katastrofe edmond panariti ministria e bujqesise meren masa

Ministria e Bujqësisë, meren masa për katastrofën në Lagunën e Patokut

Ministria e Bujqësisë është vënë menjëherë në lëvizje në lidhje me katastrofen ekologjike në lagunen e Kunes në Shëngjin. Ministri Edmond Panariti deklaroi nga Lezha se strukturat e dikasterit që ai drejton janë në terren dhe po marrin mostrat e ujit për ti analizuar me qëllim që të përcaktohet shkalla e ndotjes e cila është krijuar.

Bashkia e Lezhës ka ngritur një grup pune për këtë çështje. Specialistët e Mjedisit në këtë njesi vendore shprehen se po verifikohen shkaqet e ndotjes.

Tre ditë më parë peshkatarët denoncuan situatën e rëndë që paraqitet në lagunë, ku vetem gjatë muajve të fundit kanë ngordhur mbi 20 kuintal peshk. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shkak për ndotjen e lagunes është bërë derdhja e ujërëve të zeza nga fabrikat e përpunimit të peshkut në këtë rezervat. Ndërkohë Ministri Panariti prezantoi në Lezhë, stabilizatorin mikrobilogjik për mbrojtjen e bimëve në sera dhe ara nga faktorët kimik dhe natyror si dhe zhvilloi një takim në Prefekturën e shkodrës ku u diskutua për certifikatat e pronësisë. Për panaritin në 20 vitet e fundit kjo mbetet një nga plagët e shoqërisë dhe nuk duhet ti jepet konotacion politik.