KRYEFAQJA » LAJME » Ministria e drejtësisë përgatit amnistinë, përfitojnë 1000 persona
Parlamenti miraton amnistinë, përfitojnë 720 persona

Ministria e drejtësisë përgatit amnistinë, përfitojnë 1000 persona

Parlamenti shqiptar pritet të diskutojë dhe miratojë një amnisti për një kategori të burgosurish që do të lirohen në prag të festave të fundvitit. Projektligji i përgatitur nga Ministria e Drejtësisë, do të prekë rreth 1000 të burgosur, në pjesën më të madhe të rinj, gra dhe të moshuar. Ata që nuk përfitojnë nga amnistia janë personat që kanë kryer krime të rënda.
Autoritetet mendojnë se amnistia do të uli dhe mbipopullimin në burgje. Kapaciteti i burgjeve në Shqipëri është rreth 4500 të burgosur, por numri i atyre që vuajnë dënimin është rreth 6000 persona. Vazhdimisht Shqipëria është është kritikuar nga KE për mbipopullimin e burgjeve dhe kushtet e vështira në këto institucione. Bashkimi Europian ka investuar rreth 77 milion euro në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës në sistemin penitenciar, vecanërisht në ndërtimin e burgjeve të reja, futja në funksionim e të cilëve ka lehëstuar disi situatën. Së fundi në diskutim është edhe dënimi alternativ si dhe hapja dhe funksionimi i burgjeve private.