KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ministria e Ekonomisë, 100 prona “online” për dhënie me qira biznesit
Ministria e Ekonomisë, 100 prona "online" për dhënie me qira biznesit

Ministria e Ekonomisë, 100 prona “online” për dhënie me qira biznesit

Nga sot të gjithë ata që duan të investojnë në Shqipëri kanë një mekanizëm të ri “online” në ndihmë dhe këshillimit të biznesit. Është fjala për regjistrin e 100 pronave ish objekte dhe toka shtetërore, përfshi edhe prona private të vëna në dispozicion të biznesit për dhënie me qira. Këto prona të lira, tha ministrja e ekonomisë Milva Ekonomi që prej paradites të së Martës 18 Tetor 2016 janë të publikuara në faqen e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve dhe mundë të aksesohen në linkun http://aida.gov.al/pronat/qytete. Vendndodhja e pronave është në 12 qarqet e Shqipërisë. Ministrja Ekonomi thotë se “ky është një proces transparent dhe një tjetër mundësinë për të investuar në Shqipëri për biznesin vendas dhe atë të huaj”. “ Vendosja në faqen e internetit të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve e këtyre 100 pronave e bën edhe më transparente mundësinë që ka një biznes për të investuar në Shqipëri, duke pasur në konsideratë, në radhë të parë, vendin ku ai do të vendosë biznesin” tha ministrja e ekonomisë. Sipas saj “Faqja e AIDA-s sjell një bashkëlidhje mes interesit që ka një investitor për të zhvilluar një aktivitet, në një pronë që mund të jetë shtetërore apo private, dhe lidh atë që është pronar i pronës me atë që është zhvilluesi i një sipërmarrjeje”. Kjo faqe do të rifreskohet herë pas here. “Do të shtohet me të gjitha pronat që, siç dihet, janë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, por dhe që shkojnë tek AIDA nga pronarë privatë, do të përditësohet në mënyrë të vazhdueshme. Kur prona humbet statusin, nëse është kthyer në një status zhvillimor, do të dalë dhe në faqe që statusi i saj është një status tashmë jo më konkurrent” tha ministrja Ekonomi.