KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ministria e Financave : Buxhetit të shtetit i janë shtuar 102 milionë lekë të ardhura
Ministria e Financave : Buxhetit të shtetit i janë shtuar 102 milionë lekë të ardhura

Ministria e Financave : Buxhetit të shtetit i janë shtuar 102 milionë lekë të ardhura

Të dhënat paraprake të ministrisë së financave tregojnë se në gjysmën e parë të vitit, buxhetit të shtetit i janë shtuar 102 milionë lekë të ardhura më shumë se plani. Referuar treguesve fiskalë, totali i të ardhurave në buxhet për 6 mujorin është 198 miliardë lekë, një rritje 8.7 përqind krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit të shkuar. Sipas të dhënave të detajuara të tabelave fiskale për periudhën janar-qershor tatimet dhe doganat kanë mbledhur 1.5 miliardë lekë më shumë se plani.
Por një nga taksat kryesore të buxhetit, ajo e tatimit mbi vlerën e shtuar, ndonëse është rritur me bazë vjetore, krahasuar me planin shënon 817 milionë lekë mosrealizim.
Një tjetër zë, me mosrealizim të lartë për 6 mujorin, është taksa nacionale dhe të tjera, me gati 2 miliardë lekë më pak sesa parashikimi i financave.
Megjithatë, mosrealizimi në këto dy zëra është kompensuar nga rritja e fortë e tatimit mbi fitimin. Sipas treguesve të ministrisë së financave të ardhurat nga kjo takse u rritën me 22 përqind, rreth 3.4 miliardë leke me shume se plani.
Nga ana tjeter shpenzimet e përgjithshme publike, për 6 mujorin arritën në rreth 180.1 miliardë lekë me një realizim në masën 89 përqind. Në kahun e shpenzimeve, ato kapitale, vijojnë përformancën e dobët, por ministria thotë se ky është një trend i zakonshëm për këtë periudhë duke dhënë si shkak paraqitjen me vonese të situacioneve të punimeve për t’u paguar dhe vonesës në disbursim.