KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ministria e Kulturës kryen inventarin e pasurive kulturore
Ministria e Kulturës kryen inventarin e pasurive kulturore

Ministria e Kulturës kryen inventarin e pasurive kulturore

Ministria e Kulturës po bën inventarin e plotë të pasurive kulturore të Republikës së Shqipërisë duke i hedhur ato në një hartë dixhitale. Ky inventar kryhet pasi këto pasuri ishin lënë në harresë për 25 vjetë.  “Gjithsej janë 1982 monumente, ndërsa 600 janë në proces”, tha me këtë rast ministrja Mirela Kumbaro. Nga inventarizimi rezulton se me dhjetëra objekte që ekzistonin në listë nuk ekzistonin në realitet, kurse shumë të tjera ishin amortizuar apo shkatërruar plotësisht. “Objektet plotësisht të shkatërruara, 112, objekte në rrezik përsa i përket qëndrueshmërisë, 332. Objekte në gjendje të pranueshme, por që kërkojnë ndërhyrje 605, objekte në gjendje të mirë dhe që kanë thjesht nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme, 628 ” tha zonja Kumbaro. Inventarizimi përcakton vendodhjen e saktë të monumenteve kulturore që tashmë kanë dhe një bazë të saktë të dhënash që do t’i shërbejnë planifikimit të territorit, strategjive të trashëgimisë kulturore por edhe zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë.