KRYEFAQJA » LAJME » Ministria e Mbrojtjes ankand për shitjen e avionëve dhe helikopterëve ushtarakë
Ministria e Mbrojtjes ankand për shitjen e avionëve dhe helikopterëve ushtarakë

Ministria e Mbrojtjes ankand për shitjen e avionëve dhe helikopterëve ushtarakë

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se do të shesi në ankand avionë dhe helikopterë për përdorim jo ushtarak. Sipas dokumentave të ankandit bëhet fjalë për 40 avionë dhe helikopterë të llojeve të ndryshme, që nga Jak 18 e deri tek Mig – 21, dikur krenaria e Flotës Ajrore e Shqipërisë komuniste. Çmimi i tyre nis nga 1.1 milionë lekë e deri 1.9 milionë lekë. Gjithnjë sipas dokumentave prezantuese, ministria synon të përfitojë jo më pak se 61.400.000 lekë nga ky ankand.
Forcat Ajrore Shqiptare janë krijuar zyrtarisht me 24 Prill 1951. Avionët e parë ishin avionë sovjetikë të prodhuar mbas Luftës së Dytë Botërore, Yak-18 që u dislokuan në aeroportin e Laprakës, në perëndim të Tiranës. Pak vite më vonë, Forcat Ajrore Shqiptare do të pajiseshin me avionë luftarakë reaktive të prodhimit rus, ndërsa pas prishjes së marrëdhënieve midis qeverive komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë, mbrojtja ajrore ju besua avionëve dhe helikopterëve kinezë. Ata u dislokuan në Gjadër, Tiranë, Kuçovë dhe Vlorë.