KRYEFAQJA » LAJME » Ministria e mbrojtjes fushatë rekrutimi për 600 ushtarakë
Ministria e mbrojtjes fushatë rekrutimi për 600 ushtarakë

Ministria e mbrojtjes fushatë rekrutimi për 600 ushtarakë

Ministria e Mbrojtjes ka ndërmarrë një fushatë intensive për rekrutimin e ushtarakëve aktivë  në fund të së cilës synon të afrojë në forcat e armatosura 600 ushtarakë të rinj. Në fushatë është angazhuar drejtëpërdrejtë edhe ministrja Mimi Kodheli. Ditët e fundi ajo ka zhvilluar një takim me maturantët e gjimnazit “Dhaskal Todri” në qytetin e Elbasanit, një ndër dhjetë gjimnazet më të mirë në rang vendi. Ajo tha se edhe Forcat e Armatosura janë një mundësi e madhe dhe mjaftë serioze për punësimin e të rinjve. “Ju duhet të dini se brenda fjalës ushtarak kemi inxhinierë në degë të ndryshme, kimistë, mjekë etj” tha ministrja Kodheli. Sipas saj mundësitë për të studiuar në Akademinë e Forcave të Armatosura apo në akademitë më të mira në botë janë shumë të mëdha. “Unë ju ftoj nga zemra, sinqerisht, me krahëhapur që ju ta vlerësoni këtë bisedë. Ta vlerësoni, të reflektoni bashkë me prindërit edhe shumëkush prej jush ta gjejë veten nesër në një profesion të tillë” u tha maturantëve zonja Kodheli.