KRYEFAQJA » LAJME » Ministria e Mjedisit prezanton “Komponentin e Granteve Konkuruese”
druret, pyjet, mjedisi, ministria e mjedisit, ministri i mjadisit, shpyllezim, rrezik, parandalim

Ministria e Mjedisit prezanton “Komponentin e Granteve Konkuruese”

Ministria e Mjedisit prezantoi lançimin e “Komponentit të Granteve Konkuruese” në kuadër të Projektit të Shërbimeve Mjedisore. Në fjalën e tij Ministri i mjedisit Koka theksoi se granti prej 4 milionë Usd vjen në mbështetje të Moratoriumit 10-vjeçar të pyjeve. Falë moratoriumit i kemi mundësuar sot vendit tonë 5 mijë metër kub dru të prerë më pak në ditë. Nuk është qëllimi ynë ndëshikimi i qytetarëve, por ndërgjegjësimi i tyre për të mos prekur asnjë pemë duhet të vijë nga vetë ata” “Çdo ministër ka folur mbi gënjeshtrën e paraardhësit. Ne nuk kishim pse të heshtnim e gënjenim mbi shifrat e pyjeve, për të cilat ne sot ende i referohemi të dhënave të vitit 1985, ndaj në këtë Projekt janë përshirë edhe inventarizimi dhe regjistrimi i pyjeve”zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm duhet t’i nënshtrohet zhvillimit ekologjik. “Ministria e Bujqësisë do të monitorojë zbatimin e projektit për të parandaluar erozionin e tokave. Nuk mund të zhvillojmë bujqësinë pa respektuar kriterin mjedisor”. Menaxherja e Bankës Botërore për Shqipërinë, Tahseen Sayed theksoi rëndësinë e këtij projekti duke u shprehur, se kjo është e para që Shqipërisë i jepet një grant kaq i madh vetëm për pyjet. Perfituesit duhet te jene gati qe te perfitojne fonde. E rendesishme eshte qe aktoret ti kuptojne procedurat e aplikimit. Kjo eshte hera e pare qe shqiperise I jepet nje grant kaq I madh per pyjet ne vend. Grantet qe do ofrohen per pyjet dhe shtimin e tyre fillon zbatimin më 1 qershor 2016. Përfitues janë 260 Shoqatat e Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave, si dhe 200 individë pronarë pyjesh, përdorues tradicionalë dhe fermerë. Grantet do të jepen në bazë të 30 plane mikrobasenesh dhe 250 plane menaxhimi.