KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ministria e Punëve të Jashtme: Asnjë shqiptar mes viktimave
Terrori në Nisë

Ministria e Punëve të Jashtme: Asnjë shqiptar mes viktimave

Ministria e Punëve te Jashtme dënon me forcë sulmin e rëndë terrorist të ndodhur dje në Francë dhe shpreh solidaritetin dhe ngushëllimet për popullin dhe autoritet franceze ne këtë moment të vështirë. Në një njoftim për mediat, Ministria e Punëve të Jashtme shprehet:“Qëndrojmë në krah te Francës në betejën kundër terrorizmit dhe dhunës ekstreme”. Ministria e Punëve të Jashtme infomon se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i ardhur në ndihmë shtetasve shqiptarë që mund të jenë të përfshirë në këtë situatë krize. “Nga informacionet e deritanishme te përcjella nga Ambasada jonë në Paris nuk rezulton të kemi shtetas shqiptarë që mund të kenë humbur jetën. Në ndihmë të qytetarëve tanë që ndodhen në Francë dhe familjeve te tyre, Ambasada shqiptare ne Paris vë në dispozicion nr. e kontaktit: +33147233151”. Ministria e Punëve te Jashtme thotë se do të informojë në vijimësi opinionin publik për zhvillime të mëtejshme.