KRYEFAQJA » LAJME » Ministria e Zhvillimit Urban në ndihmë të familjeve rome
Ministria e Zhvillimit Urban në ndihmë të familjeve rome

Ministria e Zhvillimit Urban në ndihmë të familjeve rome

131 milionë lekë është fondi që Ministria e Zhvillimit Urban u ka dhënë për strehimin dy-vjeçar të 132 familjeve rome, me 520 anëtarë, banesat e të cilëve u prekën nga punimet për Unazën e Madhe. Drejtoresha e Strehimit, Aida Seseri thotë për Televizionin Shqiptar se pas muajit Mars, aktori kryesor për strehimin e mëtejshëm të tyre do të jetë Bashkia e Tiranës, ndërkohë për herë të parë ligji i ri i strehimit vendos kritere të qarta që largimet për shkak të ndërtimit të veprave publike të mos ndodhin më.