KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ikën eksluziviteti i Rinasit, pritet firma
Ikën eksluziviteti i Rinasit, pritet firma

Ikën eksluziviteti i Rinasit, pritet firma

Ministria shqiptare e transportit dhe infrastrukturës dhe autoritetet konçesionare të aeroprotit ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit, kanë rënë dakord që të firmosim marreveshjen sipas të cilës këtij aeroporti i zvogëlohet eksluziviteti. Firma pritet të hidhet pas pak nga ministri Edmond Haxhinasto, ministrja e ekonomisë Milva Ikonomi dhe autoritetet konçesionare. Ky hap pritet të sjelli futjen në funksionim të aeroporteve dhe aerodromeve të tjerë, si në Kukës dhe në Sarandë, si dhe uljen e tarifave të operimit për shoqëritë që fluturojnë në Shqipëri. Automatikisht kjo do të sjelli edhe uljen e çmimeve të biletave për udhëtarët.