KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ministrja e Parë skoceze,sondazh online për shkeputjen e vendit nga Mbretëria e Bashkuar
EPA/GEOFFREY VAN DER HASSELT / POOL

Ministrja e Parë skoceze,sondazh online për shkeputjen e vendit nga Mbretëria e Bashkuar

Ministrja e Parë skoceze Nikola Stërxhën lançoi sot atë çfarë ajo e quajti një bisedë të re mbi pavarësinë ndërsa ka kërkuar që Skocia të kontrolloje vetë fatin e saj. Stërxhën prezantoi sot një projekt për kryerjen e një sondazhi madhor për pavarësinë, duke theksuar se vota e Mbretërisë së Bashkuar për Breksit kishte ndryshuar kushtet që ekzistonin kur Skocia votoi kundër shkëputjes në vitin 2014. “Breksit e nxjerr sërish në pah çështjen e pavarësisë”, tha ajo gjatë një fjalimi për deputetët e Partisë Kombëtare Skoceze që ajo kryeson, parti e cila mbështet shkëputjen e vendit nga pjesa tjetër e Britanisë. Liderja e qendrës së majtë u shpreh se sondazhi do të kryhej online dhe rezultatet e tij do të dalin në 30 nëntor. “Besoj se është e drejtë që partia jonë tani të drejtoje një bisedë mbi pavarësinë. Do të jetë një debat i ri, jo një përsëritje e 2014-ës”, tha Stërxhën. Skocezet janë thellësisht të ndarë mbi këtë çështje, dhe rezultatetet e një sondazhi të Jugov që u publikuan sot treguan se 54 përqind ishin kundër pavarësisë dhe 46 pro. Në referendumin për pavarësinë që u zhvillua dy vjet më parë, 55 përqind votuan kundër dhe 45 në favor. Por ministrja e Parë e Skocisë tha se besonte se mbështetja për shkëputjen e vendit nga Mbretëria e Bashkuar do të rritej sapo të bëheshin të qarta efektet e Breksit. Duke iu drejtuar kryeministres Theresa Mei, Stërxhën u shpreh: “Ti nuk ke një mandat të qartë që të jep të drejtën të nxjerrësh ndonjë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar jashtë tregut të vetëm të Bashkimit Europian”.