KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ministrja e Punëve të Brendshme të Austrisë largohet nga posti për t’iu përkushtuar politikës rajonale
johanna-mikl-leitner

Ministrja e Punëve të Brendshme të Austrisë largohet nga posti për t’iu përkushtuar politikës rajonale

Ministrja e Punëve të Brendshme të Austrisë, Johanna Mikl-Lajtner, e njohur për qëndrimet e ashpra kundër emigrantëve do të largohet nga posti për t’iu përkushtuar politikës rajonale. Zonja Mikl-Leajtner ishte mbështetëse e fortë e një politike kufizuese të Austrisë për azilantët dhe angazhohej për mbyllje të “Rrugës Ballkanike” drejt Evropës Perëndimore. Largimi nga posti është bërë i ditur nga partia e saj, Partia Popullore e Austrisë, ku sqarohet se dorëheqja nga posti është bërë për shkak të kalimit të saj në postin e zëvendës-guvernatores në krahinën e Austrisë së Poshtme. Pas largimit të saj, postin e ministrit të Punëve të Brendshme të Austrisë do ta marrë ëolfgang Sobotka, i cili deklaroi se do të mbajë qëndrim të ashpër karshi të gjithë refugjatëve dhe emigrantëve, njësoj si paraardhësja e tij.