KRYEFAQJA » LAJME » Ministrja Gjermeni për komunitetin rom në Vlorë
gjermeni-eglantina-romet-egjiptianet

Ministrja Gjermeni për komunitetin rom në Vlorë

 

Në Vlorë, 23 familje të komunitetit rom dhe egjyptian kanë përfituar nga programi i Ministrisë së Zhvillimit Urban për rikonstruksionin e banesave. Investimi prej 15 milion e 500 mije lekësh ka bërë të mundur që këtë vit stinën e ftohtë banorët ta presin në shtepi me kushte më të mira. Ministrja Gjermeni ne biseden me banoret e lagjes “Partizani” tha se punimet e nisura do te perfundojne ne kohe rekord. 105 milion leke ose 20 % më shume së viti i kaluar është Fondi për 2016 për rikonstruksionin e banesave të komunitetit rom edhe egjyptian. Aktualisht janë 174 familje të këtij komuniteti qe përfitojnë nga projektet në 9 bashki të vendit.