KRYEFAQJA » LAJME » Miratohet kapitali i parë me 13 nene i paketës së reformës në drejtësi
Miratohen 13 nenet e kapitallit të parë të paketës së reformës në drejtësi

Miratohet kapitali i parë me 13 nene i paketës së reformës në drejtësi

Pas miratimit në parim një ditë më parë të draftit final të reformës në drejtësi, sot është shënuar një tjetër hap përpara me miratimin e kapitullit të parë me 13 nene, pjesë e paketës së reformës. Debate ka patur lidhur me nenin 3, i cili sipas përfaqësuesve të opozitës, prek ligjin për dekriminalizimin. Por ekspertet e EURALIUS dhe OPDAT më pas kanë vendosur të tërheqin propozimin lidhur me këtë nen.

Neni 3 i draftit të reformës në drejtësi parashikonte ndalimin për një kohëzgjatje të caktuar të personave që kanë kryer krime të rënda që të ushtronin funksione publike, ndërkohë që më parë palët kishin rënë dakort që këta persona të ndalohen përjetë nga zgjedhja, emërimi apo ushtrimi i funksioneve publike.