KRYEFAQJA » LAJME » Miratohet marrëveshja për financimin e projektit “Rezervati ndërkufitar i biosferës në Prespë”
Miratohet marrëveshja për financimin e projektit “Rezervati ndërkufitar i biosferës në Prespë”

Miratohet marrëveshja për financimin e projektit “Rezervati ndërkufitar i biosferës në Prespë”

Komisioni i jashtëm ka miratuar marrëveshjen për financimin e projektit “Rezervati ndërkufitar i biosferës në Prespë”. Marrëveshja ndërqeveritare i jep mundësi Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë ose marrësve të tjerë që do të zgjidhen bashkërisht me qeverinë gjermane që të marrin nga instituti gjerman KFë një shumë financimi me vlerë prej 3 500 000 (tre milionë e pesëqind mijë) eurosh. Marrëveshja është e shtrirë deri në 31 dhjetor 2020 dhe parashikon që KFë të përjashtohet nga të gjitha taksat dhe tatimet e tjera publike për këtë shumë financimi. Po ashtu komisioni i jashtëm ka miratuar dhe marrëveshjen që realizon ndihmën e përvitshme të Turqisë për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Marrëveshja e bashkëpunimit financiar ushtarak parashikon dhurimin e një shume në dollarë amerikanë, ekuivalente me 2 500 000 (dy milionë e pesëqind mijë) lira turke. Pjesa me e madhe e tyre do të përdoret si kontribut financiar për blerjen e mallrave dhe shërbimeve nga kompanitë turke që operojnë në industrinë ushtarake.