KRYEFAQJA » LAJME » Miratohet përbërja e komisionit për reformën zgjedhore.
Zgjedhjet parlamentare, lista të hapura apo të mbyllura?

Miratohet përbërja e komisionit për reformën zgjedhore.

Ashtu siç pritej, kuvendi miratoi në seancën e të enjtes përbërjen e komisionit të posaçëm parlamentar të reformës zgjedhore. Bashkëkryetar të komisionit do të jenë socialisti Bashkim Fino dhe demokrati Oerd Bylykbashi. Në përbërje të komsionit do të jenë deputetët socialistë Vasilika Hysi e Ulsi Manja, deputet e PD-së Eduard Halimi, Arben Ristani dhe Gent Strazimiri, Fatmir Mediu i PR-së, si dhe Petrit Vasili i LSI-së dhe Shpëtim Idrizi i PDIU-së.

Me votat e mazhorances u rrezua amendamenti i deputetes Topalli per ligjin e pronave.

Ndersa u miratua marrëveshja e huasë me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e Orfimit të shërbimeve me në qëndër qyetarin, i cili nuk mori votat e opozitës. Kjo e fundit u shpreh se qeveria po rrit borxhi, duke mos bërë asnjë investim.