KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Miratohet projektligji për lehtësimin e rimbursimit të TVSH për bizneset
Miratohet pr.ligji për lehtësimin e rimbursimit të tvsh për bizneset

Miratohet projektligji për lehtësimin e rimbursimit të TVSH për bizneset

Një tjetër kërkesë e biznesit është plotësuar me një vendim të këshillit të ministrave. Ky vendim rrit numrin e kompanive ekportuese që do të përfitojnë nga rimbursimi i drejtpërdrejtë i tatimit mbi vlerën e shtuar për 30 ditë. Ministria Ahmetaj bëri me dije se konsultimet për paketën fiskale kanë përfunduar me sipërmarrjen dhe shumë shpejt kjo paketë do të jetë gati. Për ministrin Ahmetaj ekonomia shqiptare tregon një klimë të përmirësuar të biznesit dhe po kalon në një fazë të dytë të zhvillimit të saj.