KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Miratohet projekti për rikonstruksionin e plotë të Teatrit të Operës e Baletit
mirela kumbaro, rikonstruktimi tob, tkob, opera

Miratohet projekti për rikonstruksionin e plotë të Teatrit të Operës e Baletit

Këshilli Kombëtar i Territorit miraton projektin e plotë të rikonstruksionit të Teatrit të Operës e Baletit. Kjo është njoftuar nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila në faqen e zyrtare, njofton se “Pas muajve të gjatë pune të lodhshme dhe ekspertize të vështirë të 3 studiove shqiptare dhe europiane, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi projektin e plotë të rikonstruksionit të Teatrit të Operas në Tiranë. Pas pushimeve projekti i prezantohet publikut.
Faleminderit trupave të artisteve për këshillimet që permirësuan projektin e ‘shtepisë’ së tyre. Gati per hapin tjeter drejt kantierit.” Mesazhin për projektin e Teatrit të Operas, ministrja e shoqëron me një seri fotosh, të vendimit të Keshillit të Territorit dhe asaj çka pritet të shnderrohet institucioni i vetëm i këtij lloji në Shqipëri.