KRYEFAQJA » LAJME » Miratohet projektligji “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”.
komisioni-i-ligjeve

Miratohet projektligji “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”.

Komisioni i Ligjeve ka miratuar me votat e mazhorancës projektligjin “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”.

Ligji është miratuar fillimisht në 2014-ën, me një efekt veprimi prej 2 vjetësh, ndërkohë që sot Komisioni i Ligjeve ka aprovuar shtyrjen e tij edhe për 5 vite të tjera.

Ndalimi i gjuetisë për dy vite, sipas specialistëve ka patur , ndikim pozitiv në faunën e egër duke rritur numrin e zogjve dhe të gjitarëve në vend, ndërkohë që për gjuetarët vetë, ky moratorium nënkupton vdekjen e sportit të gjuetisë.