KRYEFAQJA » LAJME » Miratohet projektligji që synon ndryshimin e marrëveshjes së koncesionit për aeroportin e Rinasit

Miratohet projektligji që synon ndryshimin e marrëveshjes së koncesionit për aeroportin e Rinasit

Mes debateve të ashpra është miratuar në komisionin parlamentar të veprimtarive prodhuese, projektligji që synon ndryshimin e marrëveshjes së koncesionit për aeroportin e Rinasit. Sipas deputetëve opozitare nuk po bëhet transparencë lidhur me aeroportin e Kukësit dhe funksionimin e tij si edhe nuk po shikohet interesi i qytetarëve lidhur me uljen e cmimit të biletave të udhëtimit.

Marrëveshja e koncesionit të aeroportit të Rinasit që i heq ekskluzivitetin e fluturimeve Tirana International Airport, është miratuar edhe në Komisionin Parlamentar të Ligjeve dhe në Komisionin për Politikën e Jashtme.