KRYEFAQJA » LAJME » Miratohet projektligjin për titujt e pronësisë
Komisioni parlametar i ligjeve

Miratohet projektligjin për titujt e pronësisë

Komisioni parlametar i ligjeve miratoi në tërësi projektligjin për perfundimin e procedurave të kalimit të tokës bujqësore të ish ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve si dhe atë për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore” .

Afati i përcaktuar, deri në dhjetor të 2017 – ës , për përfundimin e shqyrtimit të rreth 5 mijë dosjeve të mbetura është parë me skepticizëm nga mazhoranca dhe opozita në komision. Për këtë deputetet u janë referuar edhe afateve të vëna më parë që në përfundim kanë rezultuar të pamjaftueshme për të mbyllur procesin. Por përfaqësuesit e ministrisë , siguruan se afati është i mjaftueshëm, pasi përcaktimi i tij është bërë mbi një përllogaritje të detajuar të infrastrukturës financiare dhe administrative të procesit.