KRYEFAQJA » LAJME » “Mirdita 16”, ndihmë për komunitetin e zonës së Mirditës dhe Matit
mirdita 16, forcat e armatosura, ministria e mbrojtjes, stervitje,

“Mirdita 16”, ndihmë për komunitetin e zonës së Mirditës dhe Matit

Forcat e Armatosura vijojnë ndihmën për komunitetin e zonës së Mirditës dhe Matit, në kuadër të stërvitjes “Mirdita 16”. Ata kanë përfunduar rrugën që lidhë Mirditën me Ulzën e cila do të lehtësojë dhe shkurtojë ndjeshëm lëvizjen e mijëra banorëve. Ministrja Kodheli falenderoi të gjithë ushtarakët për përmbushjen e detyrës si dhe premtoi se Forcat e Armatosura do të jenë gjithnjë aty ku ka nevojë komuniteti.

Kryetarët e bashkive të Mirditës dhe Matit, rajone të cilat do të lidhen prej rrugës së re, falenderuan trupat e Forcave të Armatosura për këtë punë të madhe që ata kanë bërë për banorët e këtyre zonave. Rruga është e gjatë 11.5 km dhe nis nga fshati Rrushkull i Rrëshenit dhe përfundon në qytezën e Ulzës.