KRYEFAQJA » LAJME » MIRDITE, EMERGJENCE NGA RRESHQITJA E TOKES

MIRDITE, EMERGJENCE NGA RRESHQITJA E TOKES

I ndodhur mes dy përrenjve, fshati Bungaj në zonën e Kthellës në Mirditë, prej kohësh po përballet me fenomenin e rrëshqitjes së tokës. Rreth 50 hektarë janë dëmtuar deri tani, ndërsa reshjet e fundit evidentuan edhe më shumë kërcënimin nga erozioni.
Mark Tryci, kryetar i fshatit Bungaj i tha TVSH se janë 5 fshatra gjithsej që rrezikojnë nga erozioni i tokës, për më tepër që janë më shumë se 100 nxënës që penalizohen për të shkuar në shkollë, në shkollën më të afërt në Rreshen ku ata kryejnë studimin. “Por gjithashtu janë edhe 5 familje që rrezikojnë tu shemben banesat nga momenti në moment.Gjendja është mjaft emergjente dhe kërkojmë që të ndërhyhet nga ana e shtetit për zgjidhjen e kësaj situate, pasi pasojat mund të jenë të mëdha” thotë ai.
Situata mbetet emergjente për 7 mijë banorët e zonës. Pak kohë më parë u ndërhy vetëm për riparimin e dëmit në ujësjellësin që furnizon qytetin e Rreshenit, i cili me këtë ecuri të fenomenit të erozionit ai nuk është i sigurt.