KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Mirëmëngjes Shqipëri!” fillon rrugëtimin më 17 tetor në RTSH
“Mirëmëngjes Shqipëri!” fillon rrugëtimin më 17 tetor në RTSH

“Mirëmëngjes Shqipëri!” fillon rrugëtimin më 17 tetor në RTSH

Nga 17 tetori, mëngjeset në Radio-Televizionin Shqiptar do të trokasin ndryshe tek shikuesit në këtë sezon të ri televiziv. Programi i parë që përkon dhe me ndryshimet më të fundit në platformën televizive të RTSH-së është pikërisht “Mirëmëngjes Shqipëri!”.
Emisioni i mëngjesit që do të transmetohet çdo ditë, nga e hëna në të premte do të shoqërojë gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen për 3 orë rresht, duke filluar nga ora 7 e mëngjesit, deri në orën 10:00.
Informacion, kulturë, art, teknologji, sport, lifestyle, reality, të gjitha së bashku do të vijnë si një paketë e plotë, për t’i bërë mëngjeset tuaj të nisin plot diell dhe energji!
Aventura më e re televizive po fillon! Bëhuni pjesë me komentet e sugjerimet tuaja, duke na ndjekur në faqen zyrtare të web-it: rtsh.al, si dhe në faqen zyrtare në Facebook: Mirëmëngjes Shqipëri.