KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Mirjam Tola , sopranoja që nuk e harron skenën shqiptare

Mirjam Tola , sopranoja që nuk e harron skenën shqiptare

Edicioni i 10-të i “Takimit Muzikor të dy botëve” prej vitesh ka siguruar praninë brilante dhe besnike njëkohësisht të sopranos Mirjam Tola. Ajo gjen gjithnjë kohë mes axhendës së saj të roleve lirike në skenat operistike të kthehet në vendlindje. Pjesëmarrja e saj në koncertin e organizuar në Tiranë nga “Argjiro” ka lënë pezull në fakt provat për Madame Butterfly në operan e Lubjanes. Me një galeri rolesh mbresëlënëse në skena si Statsopera e Berlinit, ajo e Hamburgut, Vjenës apo teatri lirik “Xhuzepe Verdi” të Trieste, Tola rrëfen se si e përcakton kalimin nga rolet thellësisht lirike tek ato dramatike. Sopranoja shqiptare që mban çmime të rëndësishme në kanto lirike interpretoi dje në mbrëmje së bashku me grupin koral të katedrales së Shkodrës Ave maria nga Shubert duke përcjellë tek publiku një atmosferë mistike.