KRYEFAQJA » LAJME » Mishela Rapo renditet e pesta në “Junior Eurovision 2015”
Mishela Rapo renditet e pesta në “Junior Eurovision 2015”

Mishela Rapo renditet e pesta në “Junior Eurovision 2015”

Këngëtarja shqiptare Mishela Rapo, është renditur e pesta në “Junior Eurovision 2015”, që u zhvillua fundjavën e kaluar në Bullgari. Kënga e saj e titulluar “Dambaje”, me muzikë të Adrian Hilës dhe tekst të Pandi Laços, veç duartrokitjeve të ngrohta nga publiku, mori nga juria 93 pikë. Kryeministri Edi Rama, në një postim në faqen e tij në “Facebook” shkruan: “Urime Mishelës për performancën e bukur që e renditi Shqipërinë në 5 vendet e para në Junior Eurovision Song Contest 2015”. Shqipëria ka disa vite që merr pjesë në aktivitetet europiane të këtij lloji. Më mbresëlënësi është “Eurovizion 2012″ ku këngëtarja Rona Nishliu, me këngën e titulluar “Më lini të qaj” u rradhit e pesta.