KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Miss Globe 2016 pak orë para finales
Miss Globe 2016 pak orë para finales

Miss Globe 2016 pak orë para finales

Bukuroshet nga e gjithë bota që marrin pjesë në Miss Globe 2016 kanë kaluar me sukses provën gjenerale që u zhvillua dje në mbrëmje. Një spektakël që Deliart Assosiation e zhvillon me devocion si një nga 10 eventet më të mëdha të bukurisë botërore. Pasi kanë prekur si çdo vit bukuritë e viseve shqiptare përfaqësueset bukuroshe janë ngjitur në skenë për të dhënë më të mirën e tyre. Prezantimi i këtij spektakli të rëndësishëm që bëhet në bashkëprodhim me TVSH u është besuar Iva Meres dhe Altin Hazizajt.

Vajzat konkurente nga 49 shtete të botës, pas pak orësh do të na prezantojnë me bukurinë e tyre, por edhe të vendeve nga vijnë në finalen e madhe, ku bukuroshja filipinase An Loren Kolis do të dorëzoje kurorën e argjendtë tek një tjetër mbretëreshë të bukurisë botërore. Për të mësuar kush do të marrë kuroren e më të bukurës mos humbisni spektaklin që do të transmetohet direkt nga RTSH sot në mbrëmje.