KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mistura: Shpëtoni urgjentisht bisedimet për paqe
stefan de mistura kombet e bashkuara thirrje paqe siri rusi armepushim

Mistura: Shpëtoni urgjentisht bisedimet për paqe

Ndërmjetesi i Kombeve të Bashkuara për krizën në Siri u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që të ndërhyrjnë urgjentisht për të shpëtuar bisedimet për paqe. Duke folur pas njs takimi informues ne Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Stefan de Mistura tha se armëpushimi në Siri, i arritur në muajin shkurt, quhet pothuajse i vdekur. Dhuna në Siri është shtuar ditëve të fundit, pavarësisht armëpushimit. Viktimat e sulmeve dhe luftimeve gjatë muajit janë disa qindra. Bisedimet për paqe në Siri, te cilat kane zhvilluar disa raunde në Gjenevë, janë ndërpreprë javën e kaluar, pasi opozita siriane akuzoi regjimin e Asadit per për shkelje të armëpishimit. De Mistura tha se nuk do të ketë bisedime te reja përpara korrikut. Lufta civile në Siri ka nisur në vitin 2011. Mbi 270,000 njerëz kanë vdekur dhe miliona të tjerë janë larguar nga shtëpitë.