KRYEFAQJA » LAJME » Mitrovicë: Qytetarët e veriut nuk duan regjistrim popullsie
Mitrovicë: Qytetarët e veriut nuk duan regjistrim popullsie

Mitrovicë: Qytetarët e veriut nuk duan regjistrim popullsie

Serbët që banojnë në veriun e Mitrovicës nuk do të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë nëse ai do të organizohet nga institucionet e Kosovës. Ata nuk besojnë se ky regjistrim do të organizohet deri në fund të këtij viti dhe u japin kurajo përfaqësuesve serbë në institucionet e Kosovës që të mos lejojnë të organizohet regjistrimi i popullsisë.

Kështu kanë treguar rezultatet e një ankete me qytetarët serbë të veriut të Mitrovicës, të cilën e ka realizuar adresa ëeb “Kossev” në veri të Mitrovicës, shkruan sot gazeta “Zëri”. Sipas kësaj ankete, qytetarët e veriut të Mitrovicës kryesisht nuk kanë qenë shumë sqarues rreth regjistrimit të popullatës në veri të Kosovës, të cilin tashmë e kanë lajmëruar institucionet kosovare. Rezultatet e anketës, në të cilën morën pjesë rreth 200 qytetarë, sipas “Kossev”-it, kanë treguar se 55% e tyre mendojnë se regjistrimi i popullatës nga institucionet e Kosovës nuk duhet të organizohet, ndërsa rreth 30% janë shprehur pro organizimit të regjistrimit.