KRYEFAQJA » LAJME » Mjekët e rretheve në protestë

Mjekët e rretheve në protestë

Mjekët e spitaleve rajonale në qytete të ndryshme të Shqipërisë, kanë ndërprerë punën për 30 minuta në shenjë proteste për ndalimin nga policia të dy kolegëve të tyre nga Tirana, pasi ata u konsideruan përgjegjës për vdekjen e një nëne dhe fëmijës së saj në maternitetin e Tiranës pak ditë më parë. Në Fier për 30 minuta trupa mjekësore u grumbullua para hyrjes kryesore të Spitalit Rajonal.  Ata u shprehen se nuk janë të pakta rastet kur bluzat e bardha dhunohen dhe u bëhet presion në krye të detyrës. Në Shkodër po ashtu, mjekët u mblodhën përpara spitalit dhe kërkuan më shumë vëmendje dhe drejtësi ndaj punës që ata kryejnë. Pas përfundimit të protestave të heshtura mjekët i janë rikthyer punës.