KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mjekët egjiptianë: Analizat tregojnë se në avion ka pasur shpërthim

Mjekët egjiptianë: Analizat tregojnë se në avion ka pasur shpërthim

Zyrtarët egjiptianë deklarojnë se analizat mjeko-ligjore të mbetjeve të njerëzve te gjetura pas rrëzimit të avionit MS804 tregojnë për shpërthim. Mjeku ligjor i cili merr pjesë në hetime ka ekzaminuar mbetjet e gjetura dhe sqaron se nuk është zbuluar asnjë trup i plotë, por vetëm copëtime, çka dëshmon për një shpërthim në bord. Autoritetet e Egjiptit kanë deklaruar se nuk ka pasur kthesë të papritur të avionit para rrëzimit, gjë që bie në kundërshtim me informacionet e zyrtarëve grekë. Avioni Airbus 320 që fluturonte nga Parisi në Kajro me 66 persona ne bord u rrëzua në Detin Mesdhe më 19 maj. Fjalën e fundit pritet ta japin kutitë e zeza.