KRYEFAQJA » LAJME » Mjekët jo me paga fikse, por sipas volumit të punës, strategjia më e re e MSH

Mjekët jo me paga fikse, por sipas volumit të punës, strategjia më e re e MSH

Ideja e hedhur pak ditë më parë nga kryeministri Rama që mjekët të paguhen jo me paga fikse, por sipas volumit të punës, është strategjia më e re që po harton Ministria e Shëndetësisë për sistemin e pagave të mjekëve të shërbimeve spitalore.

Kirurgu dhe rektori i Fakultetit të Mjeksisë Arben Gjata, mbështetës i kësaj ideje, thotë se kjo metodë, që sot apikohet gjerësisht në vendet e BE, por që tek ne kërkon studim të thellë, synon të rrisë përformancën e mjekëve nëpërmjet shpërblimit. Sipas Gjatës asnjë mjek nuk duhet të friksohet se mund të dalë i dështuar nga kjo skemë pasi të gjithë e kanë një pagë bazë. Sipas tij kjo u jep mundësi edhe mjekëve të rinj që nën asistencën e profesionistëve të mund të afirmohen.

Diskutimet janë në fazën fillestare, por me këtë skemë synohet futja e spitaleve në treg e për pasojë edhe rritja e konkurencës  mes tyre. Një gjë e  tillë mendohet se do të reflektohet në shërbime më të mira për pacientët.