KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mjekët pa kufi: Në Nigeri qindra refugjatë vdesin nga uria
nigeri

Mjekët pa kufi: Në Nigeri qindra refugjatë vdesin nga uria

200 refugjatë që kanë ikur nga militantët e Boko Haramit kanë vdekur urie gjatë muajit të kaluar në Bama, Nigeri, sipas Mjekëve pa kufi. BBC njofton se një gjendje e jashtëzakonshme e katastrofës humanitare po ndodh në një kamp të cilin e ka vizituar organizata e Mjekëve pa kufi, ku 24 mijë njerëz janë refugjatë. Shumë banorë janë të traumatizuar dhe një në pesë fëmijë vuajnë nga kequshqyerja. Rebelimi shtatë vjeçar i këtij grupi islamik ka lënë 20 mijë njerëz të vdekur dhe më shumë se dy milion të zhvendosur.