KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Mjekët pa kufi” refuzojnë fondet e BE-së

“Mjekët pa kufi” refuzojnë fondet e BE-së

Shoqata e bamirësisë mjekësore “Mjekët pa Kufi” deklaroi sot se nuk do të pranonte më fonde nga Bashkimi Europian në shenjë proteste ndaj politikës europiane të migracionit, duke veçuar marrëveshjen e BE-së me autoritetet turke sipas të cilës, Turqia do të ripranojë në territorin e saj migrantët që kanë kaluar Egjeun për në Greqi përmes varkave të mundësuara nga trafikantët. Sipas “Mjekëve pa Kufi”, kjo marrëveshje është kundër parimeve themelore të ndihmës së dhënë për njerëzit në nevojë. Vetëm vitin e shkuar kjo shoqatë përfitoi rreth 63 milion dollarë nga Bashkimi Europian.