KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Mjeshtri kinez pikturon kostumet tona kombëtare
liu yi, kinezi, artisti, piktori, vizaton kostume tradicionale shqiptare, e rralle, bienalja e dyte e aquarelit

Mjeshtri kinez pikturon kostumet tona kombëtare

 Në kuadër të Bienales së Dytë Ndërkombëtare të Akuarelit, artisti i mirënjohur kinez Liu Yi realizoi një demonstrim të posaçëm në mjediset e bibliotekës së COD.​ I vlerësuar anembanë botës me çmime të para për punën e tij “magjike” me bojërat e ujit, për rreth 2 orë, Liu Yi nderon një publik të interesuar me një demonstrim të rrallë, në ndërveprim me modelen e tij, balerinë me kostum kombëtar. Liu Yi  është lektor në Universitetin e Pikturës dhe Dizajnit dhe anëtar i Shoqatës së Artistëve Kinezë. Aktualisht zëvendës drejtori kryesor i Kolegjit Shangai të Arteve dhe Teknikave. Ka qenë Zëvendës President i Shoqërisë Shangai të Pikturave me Bojëra Uji. Në vitin 2004, Yi mori Medaljen Charles Comfort në Kanada. Veprat e tij janë shfaqur në ekspozita të shumta dhe një pjesë e të dy koleksioneve private dhe publike, në muzetë e galeritë e mbarë botës. Liu Yi jeton e punon në Shangai, Kinë.