KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Mjeshtri Makri, punim në gur dedikuar kombëtares sonë të futbollit

Mjeshtri Makri, punim në gur dedikuar kombëtares sonë të futbollit

Në amosferën sportive për pjesëmarrjen e kombëtares sonë në kampionatin europian që do të luhet në Francë, mjeshtri gjirokastrit Muhedin Makri ka realizuar një punim në gur të skalitur dedikuar djemve kuq e zi. Në një pllakë guri ai ka skalitur shqiponjën, simbolin e flamurit kombëtar si dhe logon e Europianit “Francë 2016”.

Ndërsa skalit suvenirin aq të kërkuar nga turistët që mbrijnë në Gjirokastër, mjeshtri gurgdhendës shprehet se pjesmarrja për herë të parë e Shqipërisë në një kampionat europian të futbollit e bën edhe më të veçantë dedikimin e gdhendur në gur.

Gurgdhendësi, Muhedin Makri ka realizuar suvenire të veçantë me motive nga Shpallja e Pavarësisë, simbolet kombëtare dhe Vitin Kulturor Kadare.