KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Modelet braziliane Ambrosio dhe Lima prezantojnë bukuritë e Rio de Zhaneiros
ambrosiolima

Modelet braziliane Ambrosio dhe Lima prezantojnë bukuritë e Rio de Zhaneiros

Alesandra Ambrosio dhe Adriana Lima do të prezantojnë bukuritë e Rio de Zhaneiros. Përtej sportit, qyteti pritës i Lojërave Olimpike të 2016, ka nevojë të paraqesë edhe kuluturën e këtij vendi. Dhe kush më bukur se dy bukuroshet e botës së spektaklit dhe modës mund ta bëjnë këtë. Eshtë radiotelevizioni amerikan NBC ai që i ka përzgjedhur dy modelet braziliane për të realizuar një program të quajtur “Më të mirat e Rio de Zhaneiros”. Duke qenë se origjina e dy modeleve është nga ky qytet, ato do të jenë korrespondentet e këtij programi ku do të flitet për modë, ushqim dhe kulturë.