KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Modeli i bashkëpunimit qeveri-privat për zhvillimin e zonave turistike
modeli-i-bashkepunimit-qeveri-privat-per-zhvillimin-e-zonave

Modeli i bashkëpunimit qeveri-privat për zhvillimin e zonave turistike

Bashkëpunimi mes qeverisë, sektorit privat dhe organizatave jofitimprurëse për zhvillimin e zonave të turizmit dhe atyre të biznesit u konsiderua i suksesshëm në një forum që u organizua sot nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Vlora, Gjirokastra, Tirana, Korça, Kruja, Berati dhe Shkodra, janë edhe zona turistike dhe ekonomike të të cilave iu nënshtruan projekteve të iniciuara nga ky fondacion. Ato janë përkthyer në miliona dollarë investime, shtim të vendeve të punës, hapje të bizneseve të reja, rritje të numrit të vizitorëve, por edhe përmirësimit të imazhit të fasadave dhe infrastruktures së këtyre zonave. Modeli i bashkëpunimit qeveri-privat për zhvillimin e zonave të tilla u vlerësua si një model që duhet ndjekur edhe në qytete të tjera të vendit nga Ministrja e Kulturës Kumbaro, ajo e planifikimit urban Gjermeni por edhe nga zëvëndëskryeministri Niko Peleshi. Ndërsa kryebashkiakja e Shkodres Ademi si dhe kryetarja e Shoqatës për zhvillimin e zonave të biznesit në Korçë, sollën eksperiencat e tyre në lidhje me vënien në zbatim të këtyre projekteve. Projektet për zhvillimin e zonave turistike dhe të biznesit në vend kanë tërhequr investime që vlerësohet të kapin shifrën e më shumë se 24 milion dollarëve në qytetet ku ato janë zbatuar.