KRYEFAQJA » LAJME » Modeli më i ri nga Samsung, Galaxy J7
234383

Modeli më i ri nga Samsung, Galaxy J7

Samsung ka prezantuar tipin më të fundit të smartphone-it, i cili pritet të dalë në treg; Galaxy J7. Sipas disa informacioneve më të fundit të publikuara në faqen web Winfuture.de.  Galaxy J7 pritet të vijë me ekran 5.5-inç AMOLED Full HD. Ndër specifikat e tjera të Galaxy J7 përfshihen edhe procesori Snapdragon 615 ose Exynos 7870 (ndoshta me tetë bërthama), 3 gigabajt të memorjes RAM  dhe 16 gigabajt të memories së brendshme me mundësi zgjerimi përmes memory kartës microSD.
Gjithashtu pritet që telefoni të ketë kamerën kryesore prej 13 megapiksel dhe atë të përparme prej 5 megapiksel.