KRYEFAQJA » LAJME » Mogherini mbështet angazhimin e vendosur të kryeministrit Rama për rrugën evropiane të Shqipërisë

Mogherini mbështet angazhimin e vendosur të kryeministrit Rama për rrugën evropiane të Shqipërisë

Që nga dita kur mori detyrën si Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federika Mogherini ka mbajtur kontakte të ngushta me drejtuesit e Shqipërise dhe të Kosovës, duke e bërë të qartë rolin e rëndësishëm të këtyre dy vendeve për stabilitetin në rajonin e Ballkanit.

Pas një takimi me kryeministrin Edi Rama në prill të vitit të shkuar në Bruksel, Mogerini deklaroi se mbështet plotësisht përpjekjet e shqipërisë për t’u bërë vend anëtar i bashkimit evropian. Shefja e diplomacise evropiane tha se e mirëpret angazhimin e vendosur të kryeministrit Rama për rrugën evropiane të Shqipërisë, përfshi punën që po kryhet për reformat. Shqipëria ka një perspektive të qartë dhe ky proces duhet vazhduar të cohet përpara. Folëm edhe për cështje rajonale dhe shpreha vleresimin tim për përpjekjet e vazhdueshme të shqipërisë për të qënë partner konstruktiv në rajon, tha zonja Mogerini.

Por mbështetja e saj për rrugën evropiane të shqiperisë ka qënë edhe më e hershme. E të gjitha takimet me zyrtarë të lartë shqiptarë, sidomos në takimet e herë pas hershme me ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, ajo ka shprehur mbështetje për përpjekjet shtetndërtuese të qeverisë aktuale në Shqipëri dhe ka evidentuar kontributin që kanë këto reforma për një proces efikas në rrugëtimin europian të Shqipërise. Zonja Mogerini ka theksuar vendosjen e politikës sonë të jashtme në linjë të plotë me atë të BE-së.

Zonja Mogerini është më e përfshirë drejtpërdrejt me zhvillimet në Kosovë për shkak se është lehtësuese e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Ajo ka qënë përherë e pranishme në takimet mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë dhe ka qënë negociatorja për nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme mes dy vendeve, në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, duke i nxitur të ndërmarrin hapa që do t’i afrojnë drejt bashkimit evropian. Zonja Mogerini ka vlerësuar vazhdimisht se dialogu në Bruksel dhe thellimi i bashkëpunimit me Bashkimin Evropian është interes madhor i Kosovës në rrugën e saj në integrimet euroatlantike.