KRYEFAQJA » LAJME » Mogherini në Kosovë
Mogherini në Kosovë

Mogherini në Kosovë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini,  viziton të enjten Kosovën, ku do takojë krerët e shtetit. Vizita vjen një ditë pasi Komisioni Evropian propozoi heqjen e vizave për qytetarët kosovarë. Burimet zyrtare të qeverisë theksojnë se, gjatë takimit kryeministri Isa Mustafa dhe Mogherini do të diskutojnë për proceset eurointegruese të Kosovës dhe do t’iu adresohen qytetarëve të Republikës së Kosovës. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Mogherini,  pritet te flasë pasditë edhe në një seancë solemne të Kuvendit të Kosovës. Së bashku me Mogherinin do të jetë edhe Dimitris Avramopulos, Komisioner për Migracion, Punë të Brendshme dhe Shtetësi. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Mogherini është ndërmjetësuese e udhëheqëse e dialogut të nivelit të lartë kryeministror drejt normalizimit të marrëdhënieve  Prishtinë-Beograd në Bruksel, ku janë zhvilluar 30 raunde.