KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mogherini për Turqinë: Të respektohen të drejtat e njeriut
Mogherini për Turqinë: Të respektohen të drejtat e njeriut

Mogherini për Turqinë: Të respektohen të drejtat e njeriut

Sot ministrat e Jashtëm europianë “do të japin një mesazh të fortë rreth faktit të respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sistemi i ndarjes së pushteteve duhet të ruhet dhe të respektohet, për të mirën e Turqisë” sepse “mënyra më e mirë për të drejtuar një vend që rrezikon përçarje të thella, pra që tashmë po i përjeton, është që të garantohen të drejtat dhe liritë e njeriut”, këtë e deklaroi përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini, kur arriti në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së.

Me shefin e diplomacisë amerikane, John Kerry që është i pari sekretar Shteti amerikan që merr pjesë në punimet e ministrave të Jashtëm të BE-së, “do të kemi një shkëmbim mendimesh rreth Turqisë, shtoi Mogherini, sepse edhe për këto ngjarje është e rëndësishme që BE-ja dhe SHBA-ja të jenë të bashkuara”. “Kam qënë e para, gjatë asaj nate tragjike, që kam thënë se institucionet e ligjshme dhe të drejtat dhe liritë e njeriut duhet të mbrohen. Nuk ka asnjë justifikim që vendi të largohet nga këto”, përfundoi Mogherini.