KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mogherini: Sanksionet kundër Rusisë nuk janë në planin e punës
Mogherini: Sanksionet kundër Rusisë nuk janë në planin e punës

Mogherini: Sanksionet kundër Rusisë nuk janë në planin e punës

Çështja e sanksioneve kundër Rusisë për veprimet në Siri “sot nuk është në planin e punës”. “Kam lexuar shumë në media, por asnjë prej vendeve anëtare nuk e ka ngritur kërkesën në asnjërin prej takimeve tona”. Kështu u shpreh përfaqësuesja e lartë për politikën e Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, pasi arriti në Këshillin e Jashtëm që mbahet sot në Luksemburg temë e të cilit do të jetë gjendja në Siri, që do të diskutohet në një drekë me dyer të mbyllura në të cilën ministrat do të dëgjojnë edhe të dërguarin e OKB-së, Staffan de Mistura.

“Është e rëndësishme që të shmangim një përshkallëzim akoma më dramatik të skenareve që shumë lehtë mund të dalin jashtë kontrollit”, shtoi Mogherini, duke saktësuar që pika kryesore e bisedës ndërmjet ministrave të Jashtëm do të përqendrohet në propozimet për Sirinë “pas konfliktit”, gjëra që “mund të na ndihmojnë në gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin”.