KRYEFAQJA » LAJME » Mogherini të enjten në Tiranë
Mogherini në Kosovë

Mogherini të enjten në Tiranë

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini mbërrin të enjten për një vizitë zyrtare në Tiranë. Sipas njoftimeve nga kryeministria, ajo do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të japin një konferencë shtypi.
Gjatë vizitës në Tiranë, zyrtarja e lartë e BE-së pritet të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, Presidentin Bujar Nishani, kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha si dhe me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.
Të premten zonja Mogherini do të mbajë edhe një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë, në një seancë të posaçme. Diskutimet e saj në Tiranë do të përqëndrohen kryesisht tek çështjet e integrimit, përmbushja e pesë prioriteteve nga ana e Shqipërisë dhe kriza e refugjatëve.