KRYEFAQJA » LAJME » Mogherini thirrja e fundit: ” Ne besojmë tek të gjithë partnerët tanë shqiptarë …”
Ne besojmë tek të gjithë partnerët tanë shqiptarë

Mogherini thirrja e fundit: ” Ne besojmë tek të gjithë partnerët tanë shqiptarë …”

Pak orë përpara takimit të shumëpërfolur midis kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian Frederica Mogherini ka bërë atë që mund të konsiderohet thirrja e fundit drejtuar politikës shqiptare për të miratuar Reformën në Drejtësi, si kusht  thelbësor për hapin e ardhshëm të Shqipërisë drejt integrimit në BE. Zonja Mogherini vlerëson në deklaratën e saj se “Propozimi legjislativ që është tani para Parlamentit reflekton rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe është plotësisht në përputhje me standardet evropiane”. “Është thelbësore që propozimi të miratohet me shumicën e kërkuar prej dy të tretave. Kjo është një votë për cilin çdo anëtar i Parlamentit, të çdo grupi politik mban përgjegjësi të veçantë” bën thirrje shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian. Zonja Mogherini kujton se “…ky mund të jetë fillimi i një kapitulli të ri të historisë sonë të përbashkët” dhe se “… mund të hapë rrugën për një fillim të ri”. Deklarata e shefes së diplomacisë së Bashkimit Evropian mbyllet me shpresën se “… forcat politike të përdorin raundin përfundimtar të konsultimeve nesër të miratojë propozimin. Ne besojmë tek të gjithë partnerët tanë shqiptarë të demonstrojnë përkushtimin e tyre për këtë reformë duke miratuar atë dhe duke vënë të gjitha përpjekjet e tyre në zbatimin e saj” mbyllet deklarata e zonjës Mogherini drejtuar politikës shqiptare.